Lajme
Xherdan Shaqiri bëhet aksioner në FC Rapperswil-Jona
Angazhimi i Shaqirit në Rapperswil-Jona karakterizohet nga një miqësi e kahershme me presidentin e FCRJ-së, Rocco Delli Colli
Xherdan Shaqiri, futbollisti më i suksesshëm zviceran i dekadave të fundit, ndër të tjera po planifikon të ardhmen e tij profesionale me FC Rapperswil-Jona. “Duke vendosur t’i bashkohem FCRJ-së, dua të përgatis rrugën time pas karrierës sime. Kjo përfshin njohjen e strukturave të një klubi. FCRJ është klubi ideal për mua”, shprehet Shaqiri, duke shtuar: “Mezi pret bashkëpunimin, aq më tepër që FCRJ jeton vlerat që i afrohen shumë: “Punë serioze, zhvillim të të rinjve, integrim dhe përkushtim social”, shkruan albinfo.ch.
Përveç kësaj, angazhimi i Shaqirit në Rapperswil-Jona karakterizohet nga një miqësi e kahershme me presidentin e FCRJ-së, Rocco Delli Colli.
Delli Colli shprehet shumë i lumtur që Xherdan Shaqiri i është bashkuar FCRJ-së: “Me Xherdanin, jo vetëm që vjen një futbollist i preferuar dhe top futbollist në Rapperswil-Jona, por edhe një person i madh”. Rocco Delli Colli thotë: “Xherdan ka shumë pika të forta. Por më e madhja është modestia e tij. Edhe si një futbollist i klasit botëror, ai i ka qëndruar gjithmonë besnik vetes dhe nuk ka harruar kurrë se nga vjen”.
Delli Colli vazhdon duke thënë se me përfshirjen e Xherdan Shaqirit dëshiron të mbështesë jo vetëm sportin konkurrues, por edhe sportin bazë. Në FCRJ, mbi 600 të rinj dhe më shumë se 300 të rritur janë aktivë në mbi 40 ekipe. Të drejtosh një klub kaq të madh është një përgjegjësi e madhe. Prandaj, ai është mirënjohës që mund ta mbështesë këtë në disa supe.
Aksioneri i ri i FCRJ-së, Xherdan Shaqiri, sjell një rezyme mbresëlënëse në klub. Ai ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, dy Superkupa të UEFA-s dhe tituj në Angli, Gjermani dhe Zvicër. Ai ka luajtur 125 herë për kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 34 asistime.
Angazhimi nuk rezulton në konflikt interesi as për Shaqirin dhe as për FC Basel.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












