Sport
Xherdan Shaqiri “bombardon” Newcastlen
Xherdan Shaqiri ka treguar një paraqitje të shkëlqyer ndaj Newcastle madje ishte ai shënuesi i golit në fitoren 1 – 0 në përballjen e javës së 28-të të kampionatit anglez.
Mesfushori nga Gjilani befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar pak minuta para fundit të sfidës së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës.
Fjalë të mira për paraqitjen dhe golin e Shaqirit nuk ka kursyer as vet trajneri i tij.
“Ishte një gol i bukur nga Shaqiri për ta fituar lojën, gjuajtje e mirë dhe e fuqishme, portieri madje nuk e pa atë”, ka deklaruar Hughes.
Futbollisti i Stoke Cityt u vlerësua si lojtari më i mirë i takimit duke marrë notën 7,5.
Sipas Goal.com pjesë e ekipit më të mirë të javës së 28’ të Premierligës, është edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Kjo fitore e treta radhazi e ngjiti Stoke në vendin e shtatë në kuotën e 42 pikëve. Shaqiri i cili u transferua verën e kaluar në Premier League ka shënuar deri më tani 3gola në kampionat me fanellën e Stoke Cityt, që tani shpreson më shumë për një pjesëmarrje në kupat e Evropës.
https://www.youtube.com/watch?v=TK_gx3bDXCs
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










