E-Diaspora
Xherdan Shaqiri, futbollisti që kushton 20 milionë euro
Xherdan Shaqiri për momentin vlerësohet si futbollisti më i vlefshëm shqiptar në botë
Futbollisti i Bayern Munichut vlerësohet me plot 20 milionë euro nga uebfaqja e specializuar për transferime, transfermarkt.de, transmeton Express.
Adnan Januzaj është i dyti në listë. Edhe pse u fol për oferta marramendëse për të nga Real Madridi e PSG-ja që kalonin vlerën e 30 milionë eurove, në tregun e futbollistëve Adnani vlen vetëm 10 milionë euro.
Një vlerë të tillë e ka edhe anëtari i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka,i cili më parë luajti me Bazelin.
Me 9.5 milionë euro vlerësohet përforcimi i ri i Galatasarayt, Blerim Xhemaili, teksa Admir Mehmedi vlen 7 milionë euro.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka vlerën e 3 milionë eurove, aq sa vlen edhe Etrit Berisha.
Një vlerë mjaft të madhe e ka edhe supertalenti Donis Avdijaj, i cili vlerësohet me 1 milion euro.
Renditja:
1. Xherdan Shaqiri – 20 milionë euro
2. Adnan Januzaj – 10 milionë euro
3. Granit Xhaka – 10 milionë euro
4. Blerim Xhemaili – 9.5 milionë euro
5. Shkodran Mustafi – 8 milionë euro
6. Admir Mehmedi – 7 milionë euro
7. Valon Behrami – 6 milionë euro
8. Pajtim Kasami – 3.5 milionë euro
9. Etrit Berisha – 3 milionë euro
10. Lorik Cana – 3 milionë euro
11. Shkëlzen Gashi – 2.75 milionë euro
12. Elseid Hysaj – 2.5 milionë euro
13. Valon Berisha – 2.5 milionë euro
14. Amir Abrashi – 2.25 milionë euro
15. Samir Ujkani – 2 milionë euro
16. Armando Vajushi – 2 milionë euro
17. Mërgim Mavraj – 1.7 milionë euro
18. Alban Meha – 1.5 milionë euro
19. Ergys Kaҫe – 1.2 milionë euro
20. Valdet Rama – 1 milion euro
21. Migjen Basha – 1 milion euro
22. Donis Avdijaj – 1 milion euro
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Zvicra Jugore më e prekura nga gripi Sipas të dhënave, 2,178 teste pozitive u zbuluan javën e kaluar në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ose... -
Shumë fillestarë punojnë si instruktorë skijimi, por pak janë të certifikuar -
Sukses dhe kaos: 29,000 gjoba në Birsfelden po japin efekt -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune













