E-Diaspora
Xhevahire Balaj nominohet për “Prix Courage 2018”
Lufta e Kosovës në vitet 1990, për Xhevahire Balajn ndryshoi gjithçka: Ushtarët vranë nënën e saj. Ajo kurrë nuk do ta harrojë atë ditë të kobshme.
Së bashku me një vëlla, vajza e re që sapo kishte diplomuar, arratiset në Zvicër. Ajo shumë shpejt e gjen folenë e saj në rrethinën e Bernës dhe e mëson gjermanishten. Por, mendimet dhe zemra e saj, janë në Kosovë tek ato gra dhe fëmijë që, sikurse ata, kanë përjetuar zhvendosje, humbje dhe dhunë. Viktimat e luftës të cilët jetojnë në një vend ku viktimat e dhunës seksuale janë stigmatizuar, shpesh fshihen ose refuzojnë të paraqiten.
Në Zvicër, Xhevahirja mëson se ka terapi për njerëz si ajo. Në vitin 2001, ajo më në fund kthehet në tokën e shkatërruar nga lufta, shzkruan “Beobachter”, përcjell Albinfo.ch. Tashmë, gjatë studimeve të saj të psikologjisë ajo fillon të punojë me fëmijët dhe adoleshentët e traumatizuar. Çdo vit, psikologia kthehet në Zvicër për të ndjekur kampet e paqes dhe edukimin e mëtejshëm. Që nga viti 2012, tani 39-vjeçarja ka kryesuar qendrën e parë dhe të vetme të terapisë së traumave në Kosovë.
Duhet guxim për të dëgjuar rrëfimet, me të cilat Balaj përballet çdo ditë, rrëfiimet për përdhunim, abort të detyruar dhe vdekje. Në vendlindjen e saj, atyre iu është mohuar deri më sot mbështetja financiare dhe njohja. Më e rëndësishmja për Xhevahire Balajn janë pushimet në Zvicër, ku sot jetojnë tre nga vëllezërit e motrat e saj.
Xhevahirja është nominuar nga revista e renomuar zvicerane “Beobachter” për çmimin që jepet për çdo vit në Zvicër, nga e njëjta revistë, duke filluar që nga viti 1997. Me këtë çmim shpërblehen personat që kanë bërë vepra të guximshme për të tjerët ose diçka humane.
Votoni këtu: LINK
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











