Sport
Xhimshiti përcaktohet për Shqipërinë
Berat Xhimshiti, lojtari i sektorit të mbrojtjes në FCZ ka vendosur që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Ai deri më tash ka luajtur një numër ndeshjesh për juniorët e Zvicrës, në kategori të ndryshme, deri në U-21.
Në një komunikatë që ka shpërndarë FCZ thuhet se Xhimshiti gjatë javëve të fundit është marrë në mënyrë intensive me çështjen e kalimit në skuadrën kuq e zi. Në fund, vendimin që e ka marrë ai e arsyeton me përpjekjet e mëdha që përgjegjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë për të siguruar shërbimet e tij.
Federata në fjalë, në të cilën tashmë luajnë një numër i madh i shqiptarëve me “prejardhje zvicerane” ka provuar disa herë deri më tash që ta angazhojë Xhimshitin në radhët e veta, shkruajnë mediet zvicerane.
Shqipëria aktualisht ka një pozicion të mirë në kualifikimet për evropianin 2016. Ajo zë vendin e tretë në grupin e vet ndërkohë që ka një ndeshje më pak të luajtur se lideri i grupit, Portugalia, e cila i ik asaj për vetëm dy pikë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












