Lajme
Ymeri zyrtarisht kryetar i Vetëvendosjes
Zgjedhje e Visar Ymerit u konfirmua sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, pasi që në zgjedhjet e brendshme 97.4 për qind votuan pro tij
Albin Kurti ia dorëzoi zyrtarisht postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, bashkëpunëtorit më të ngushtë Visar Ymeri, i cili nga sot do të jetë kryetar i kësaj lëvizje për tri vitet e ardhshme. Zgjedhje e Ymerit u konfirmua sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që në zgjedhjet e brendshme 97.4 për qind e votuesve kishin dhënë votën pro tij.
Ymeri u zotua se përgjegjësinë që e mori do ta shndërroj në angazhim drejtë një Kosove që vendosë vet. Ai tha se 2015 do të jetë vit i zhvillimeve të përgjithshme, në Kosovë e edhe brenda Vetëvendosjes.
“Ky vit do të jetë vit i zhvillimeve të përgjithshme për Republikën e Kosovës, por edhe për organizatën tonë. Por, edhe Lëvizja Vetëvendosje është në proces të ristrukturimit. Unë bashkë me kryesinë e re do të angazhohemi pa kursim në fuqizimin e aktivizimit të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër Kosovë e jashtë saj”, deklaroi Ymeri.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë aty bashkë me qytetarin, kundër padrejtësisë e shkeljes e cenimit të interesit.
“E padrejtësi e cenim të interesit ka kudo. Tek marrëveshjet me Serbinë po e cenojnë shtetin e po e ndajnë territorin, te refuzimi i shndërrimit të Trepçës në ndërmarrje publike që po ia vazhdon asaj amullinë shumëvjeçare, që po shkatërron atë, por edhe interesin ekonomik e social të vendit”, deklaroi mes tjerash Ymeri.
Ndërsa kryetari i deritanishëm i Vetëvendosjes dhe njeriu që e identifikon këtë lëvizje, Albin Kurti i falënderoi aktivistët, anëtarët, këshillin dhe kryesinë e “Vetëvendosjes” për mbështetjen e deritanishme që i dhanë si kryetar i kësaj lëvizje.
“Iu falënderohem nga zemra dhe iu përulem me respekt për respektin e përzemërt që keni treguar ndaj meje si kryetar. Iu falënderohem për të gjitha diskutimet e shqyrtimet e veçanta, drejtë secilit shqyrtim e vendim të përbashkët. Në mandatin e kaluar kam qenë edhe përballë këshillit, edhe në këshill edhe me këshillin. Tash do të jem edhe në këshill, edhe me këshillin, dhe si gjithmonë për lëvizjen”, tha ai.
Kurti uroj Visar Ymerin për postin e ri, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore













