Lajme
Zaev: Gruevski nuk mundet ta formojë qeverinë e re
Qeveria e re, sipas Zoran Zaev, do të formohet pa Nikolla Gruevskin. ''Ai nuk do të mund ta formojë qeverinë. Kjo është më se e qartë'', tha Zaev
Lideri i socialdemokratëve maqedonas (LSDM) Zoran Zaev, këkoi qetësi nga qytetarët e Maqedonisë deri sa institucionet kompetente (KSHZ) të publikojnë rezultatet e zgjedhjeve. Sipas tij, fillimisht rezultatet zyrtare duhet të publikohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndërsa më pas, nëse ka nevojë, duhet të proncohet edhe Gjykatat Administrative, për shkeljet nga partia rivale VMRO- DPMNE.
Zaev, i cili në këto zgjedhje mori vetëm dy deputetë më pak se VMRO DPMNE (49) bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Gruevskin. Megjithatë ai tha se Gruevski që fitoi 51 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, nuk do të mund të formojë qeverinë e re edhe nëse partia e tij do të ketë deputetë më tepër.
“Unë nuk do të komentojnë hapat e mëtutjeshëm. Le të presim që institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre, tani është koha kur KSHZ-ja duhet të vendos, por nëse duhet do të vendos edhe gjykata Administrative. Pavarësisht nëse mandatet do të jenë 51 : 49 ose do të jenë 50: 50, apo LSDM-ja do të ketë 50 kurse VMRO-DPMNE-ja 49, kjo aspak nuk do të ndikojë në formimin e qeverisë”, tha Zaev, i cili është lideri i vetëm maqedonas që ka marrë mbi 50 mijë vota të shqiptarëve në këto zgjedhje.
Qeveria, sipas Zaev, do të formohet pa Nikolla Gruevskin, citon alsatM, raportën Albinfo.Ch.
”Ai nuk do të mund ta formojë qeverinë e re. Kjo është më se e qartë prandaj nuk na duhet radikalizëm apo gjëra të këqija. Pasi të përfundojnë rezultatet zyrtare, gjithçka do të publikojmë me kohë para qytetarëve. Unë e di se kjo do të duhet të jetë bazë për veprimin e ardhshëm të qeverisë së Maqedonisë”, deklaroi Zaev.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










