Lajme
Zbulohen mbetje mortore në Serbi, dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu në një lidhje direkte në RTk nga Kizhevaku i Serbisë, aty ku janë gjetur sot mbetje mortore e që besohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit.
“Sot ekipi mjekësor më lajmëroi se kanë hasur mbetje mortore dhe ne menjëherë jemi nisur në Kizhevak. Nesër në orën 9 të mëngjesit do ta kemi një takim me zyrtarët serbë për të vazhduar tutje me gërmime”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai tutje ka thënë se sipas legjislacionit serb, tash duhet të njoftohet prokurori dhe të vazhdojnë gërmimet.
“Sapo ka mbërri ekipi ynë kanë hasur në pjesë kockore dhe ne tash jemi në vendin e ngjarjes. Terreni është shumë i keq, është pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut dhe në atë pjesë që 16 vjet janë hedhur gurë dhe mbetje tjera nga minierat. Po ashtu do t’i shikojmë edhe kushtet meteorologjike sepse mund të ketë mundësi të shembjes së dheut aty”, ka thënë Gërxhaliu, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, nesër do të merret vendimi me delegacionin serb.
Kushtrim Gara, udhëheqës i Njesisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka konfirmuar se kanë hasur në mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës.
“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar, në kuptimin e gërmimit vlerësueses nga viti 2015”, tha Gara.
“Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, në fakt janë të pranishëm gjatë këtyre tri javëve të fundit. Po ashtu si delegacion jemi rrugës dhe besoj pas pak do të jemi në lokacion. Hollësitë tjera , do të konfirmohen në ditët në vijim”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












