Lajme
Zbulohet emri i të dyshuarit për vrasjen, dorëzohet shoqëruesi i tij
Ndërsa sipas policisë në arrati është i dyshuari kryesor Ardian J., raportojnë mediet austriake,
Shoqëruesi i të dyshuarit kryesor i cili të dielën në mbrëmje në një tramvaj vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, është paraqitur të enjten në polici me avokatin e vet. Siç ka thënë policia austriake, i paraqituri në polici është një shqiptar i moshës 30 vjeçar. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se nuk ka gjuajtur më armë zjarri dhe nuk ka qenë në njohuri me mosmarrëveshjen që kanë pasur të dy palët më parë. Për shkak të mos gjetjes së provave nga prokuroria, 30 vjeçari është liruar.
Gjatë të shtënave në tramvajin me numër 49 në rrugën Johnstrasse në Vjenë, mbeti i vdekur një person i moshës 28 vjeçar, u plagos vëllai i tij 25 vjeçar, si dhe një vajzë 19 vjeçare e cila ishte kalimtare rasti.
Sipas avokatit të 30 vjeçarit, Timo Gerersdorfer, ka thënë se klienti i tij ishte fshehur dhe ka fjetur në një park derisa avokati është kthyer nga pushimet.
Ndërkohë, i plagosuri nga pala e dëmtuar ka deklaruar se mes dy familjeve shqiptare ka pasur një mosmarrëveshje prej vitesh. Ata ishin takuar më qëllim për të i diskutuar gjërat, por gjatë udhëtimit të tyre me tramvaj situata ishte tensionuar. Kur dy vëllezërit donin të zbritnin nga tramvaji, papritmas janë qëlluar me armë zjarri.
Sipas policisë, i dyshuari për shkrepjen më armë zjarri është 24 vjeçari nga Kosova, Ardian J, për të cilin tashmë është lëshuar një fletë arresti ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












