Lajme
Zbulohet një simptomë e re e koronavirusit: Skuqja e gjuhës
Mjekët tani kanë zbuluar një shenjë tjetër që mund të përdoret për të zbuluar infeksionin: Një skuqje e veçantë në gjuhë
Mjekët kanë zbuluar një simptomë të re për të ndihmuar në identifikimin e infeksionit nga korona. Krahas simptomave tashmë të njohura, ata kanë zbuluar se të sëmurët shpesh marrin një skuqje në gojë.
Dhimbje koke, rrjedhje hundësh, humbje e ndjenjës së erës dhe shijes. Këto simptoma, siç dihet, mund të jenë dëshmi për infeksionin me koronavirus. Por mjekët tani kanë zbuluar një shenjë tjetër që mund të përdoret për të zbuluar infeksionin, shkruan gazeta britanike “The Sun”: Një skuqje e veçantë në gjuhë.
Skuqja, e quajtur “papilliti gjuhësor” në aspektin teknik, është një sëmundje e përkohshme dhe mjaft e zakonshme, transmeton albinfo.ch. Kjo bën që në gjuhë të krijohen njolla të bardha që shkaktojnë dhembje dhe janë inflamatore.
Çdo i katërti pacient i testuar kia pasur pika të bardha në gjuhë, shkruajnë mjekët. Të gjithë personat e testuar vijnë nga Madridi dhe kanë pneumoni të lehtë. Mosha mesatare 56 vjeç, 58 për qind të tyre, të gjinisë femrore.
Për mjekët është e qartë se skuqja është një simptomë e re e infeksionit me koronavirus, përcjell albinfo.ch. Prandaj, ekspertët nga Kings College në Londër bëjnë thirrje që kjo pamje klinike t’u shtohet simptomave të kurorës.
Deri në tetë skuqje të ndryshme mund të jenë tregues për infektimin me koronavirus. Rastet megjithatë janë ende të rralla: 11 për qind e të infektuarve kanë raportuar një simptomë të tillë.
Megjithatë, ekspertët në King’s College të Londrës deklarojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po raportojnë për këtë reagim të pazakontë. Nëntë për qind e njerëzve që kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, kanë skuqje të trupit ose skuqje të gishtave apo edhe të këmbëve.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












