Shkurt.ch
Zbulohet roboti që shëtit vetëm nëpër qytet
Në Universitetin e Freiburgut në Zvicër është zhvilluar roboti i parë që mund të lëvizë vetëm nëpër qytet. Ai është quajtur “Obelix” dhe të martën në Freiburg kaloi provën e tij të parë publike.
Roboti që peshon 100 kilogramë ka përshkuar rrugën katërkilometërshe për rreth 90 minuta.
«Obelix” është i programuar për të gjetur vetëm rrugën nga pika e fillimit deri në objektin e paracaktuar nga dirigjuesi. Roboti në fjalë mund të zbulojë pengesat në rrugë dhe të ndërrojë drejtimin.
Roboti “Obelix” në të ardhmen mund të bëjë shoping vetëm, tha Burgard. Për më tepër, ai mund të përdoret si një udhëzues nëpër qytet. Për ndërtimin e një roboti si “Obelix” duhen rreth 125 mijë euro.
Shkencëtarët e ETH Cyrihut kanë qenë mjaft të dobishëm në krijimin e robotit. Ata ishin përgjegjës të zbulojnë aftësitë e “Obelix” për t’i njohur shenjat e komunikacionit dhe semaforët.
Sistemi me të cilin roboti gjen rrugën është një zbulim i ETH-së në Cyrih. Dhe në fund vjen edhe pamja e jashtme nga shkencëtarët zviceranë nga Cyrihu.
Projekti për zbulimin e robotit kishte zgjatuar tre vjet. Nga Universiteti i Freiburgut janë investuar më shumë se gjashtë milionë euro.
“Obelix” është zhvilluar si pjesë e projektit ndërkombëtar “European Robotic Pedestrian Assistent” (EUROPA). Në këtë projekt kompjuterik kanë qenë të përfshirë studiues të informatikës nga Universiteti i Freiburgut në Gjermani, ETH në Cyrih të Zvicrës, RWTH Aachen Gjermani, universitetet e Oksfordit në Londër dhe Leuven në Belgjikë, si dhe firma zvicerane “Bluebotics”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve Ndërsa konsumi i mishit të derrit bie dhe ai i mishit të viçit mbetet i qëndrueshëm,... -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër -
Parlamenti i Vaud refuzon hetimin mbi mburojën tatimore të paligjshme












