Kosova
Zëdhënësi i BE-së: Masat ndaj Kosovës mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pas takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që u zhvillua dje në Bruksel, ka thënë se takimi nuk ka dhënë rezultat, për shkak se palët nuk janë të gatshme të kapërcejnë dallimet e tyre.
Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk është palë në dialog dhe duke qenë ndërmjetësues, nuk mund të sjellë sukses nëse palët nuk arrijnë të gjejnë kompromis, përcjell albinfo.ch.
“Më lejoni t’ju kujtoj diçka që BE-ja nuk është palë në dialog. Palë në dialog janë Kosova dhe Serbia. BE-ja është lehtësues, bazuar në dëshirat e shprehura nga të dyja palët dhe miratuar nga e gjithë BE-ja. Ne po lehtësojmë që palët të kapërcejnë dallimet e tyre. Por, ne nuk do të jemi të suksesshëm kurrë nëse palët refuzojnë të shkojnë në rrugën e kompromisit”, ka thënë Stano.
Në lidhje me pyetjen se a do të ketë masa ndaj Kosovës dhe nëse do të ketë të tilla edhe ndaj Serbisë, ai ka thënë se ato do të vendosen ndaj secilës palë që nuk kontribuon në shtensionimin e situatës.
“Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karotën, por edhe shkopin. Masat do të jenë aty për aq sa vlerësohet. Ato mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen”, ka thënë ai.
Ai ka njoftuar se për takimin e djeshëm, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i njoftojë të gjitha vendet anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











