Kriza në Ukrainë
Zelensky: 23 mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani
Gjatë një fjalimi, udhëheqësi ukrainas tha se mbi një mijë tanke ruse dhe pothuajse 2 500 automjete të tjera ushtarake janë shkatërruan gjithashtu.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 23 000 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit më shumë se dy muaj më parë.
Ende nuk dihet numri i saktë i ushtarëve rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Deri më tani, Moska ka konfirmuar vdekjen e më shumë se një mijë ushtarëve rusë dhe 23 000 luftëtarëve ukrainas.
Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se mbi 2600 tanke dhe automjete të blinduara ukrainase, rreth 650 dronë, si dhe 142 avionë dhe 112 helikopterë ishin nxjerrë jashtë funksionit, transmeton Dpa,
Një pjesë e madhe e luftimeve është përqendruar në Luhansk dhe Donetsk, të njohur si Donbass, të cilat kontrollohen kryesisht nga separatistët prorusë.
Zelensky tha se Ukraina po vazhdonte negociatat për të forcuar sanksionet kundër Rusisë. “Një vendim për kufizimet në importet e naftës ruse pritet në të ardhmen e afërt”, tha ai.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












