Kriza në Ukrainë
Zelensky ia anulon vizitën në Ukrainë shefit të OKB-së
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka ndaluar shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hyrjen në Ukrainë, pas pjesëmarrjes së tij në samitin e BRICS. Samiti është mbajtur në Rusi dhe u organizua nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Atje, Guterres u lut për “paqe të drejtë” në Ukrainë, duke bërë thirrje që t’u jepet fund luftimeve më shumë se dyvjeçare.
“Pas Kazanit, (Guterres) donte të vinte në Ukrainë, por presidenti nuk e konfirmoi vizitën e tij. Kështu që Guterres nuk do të jetë këtu, veçanërisht për shkak të poshtërimit të ligjit ndërkombëtar në Kazan”, tha një zyrtar ukrainas, raporton AFP.
Sipas një deklarate të OKB-së, gjatë bisedimeve me Putinin, Guterres përsëriti se “pushtimi rus i Ukrainës ishte në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











