Lajme
Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci
Qeveria e Kroacisë ka njoftuar Prishtinën zyrtare se ka marrë vendim, që të zgjatet afati për hyrjen në territorin e Kroacisë për kosovarët që posedojnë viza Schengen
Të gjithë qytetarët e Kosovës që posedojnë viza ‘Shengen” mund ta shfrytëzojnë edhe më tej territorin e Kroacisë pa pasur nevojë të pajisen me vizën kroate. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Republikës së Kroacisë, pas një kërkese që ka bërë Prishtina zyrtare.
Sipas një njoftimi lëshuar të mërkurën, Qeveria në Zagreb ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se është marrë vendim që të zgjatet afatit për hyrjen në territorin e Kroacisë, të qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen.
“Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen me dy ose më shumë hyrje si dhe për qytetarët e Kosovës që kanë leje qëndrimi në ndonjërin vend të Schengen-it nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë në territorin e Republikës së Kroacisë”, thuhet në njoftim.
Ky vendim, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme në Prishtinë, ka ardhur pas kërkesës që ka bërë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Viteve të fundit është fuqizuar bashkëpunimi dhe shkëmbimet e gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













