Sport
Zgjedhje e dhimbshme: Shqipërinë apo Kosovën?
Duke qenë se ndeshjet kualifikuese luhen në të njëjtën kohë, tifozët tashmë duhet të zgjedhin nëse do ta shikojnë Kosovën apo Shqipërinë
Përfaqësuesja e Kosovës të hënën debutoi në garat zyrtare ndërkombëtare. Ndeshja me Finlandën është shprehur me interesim të jashtëzakonshëm, derisa Kosova fitoi një pikë, shkruan albinfo.ch.
Por, në të njëjtën kohë zhvillohej edhe takimi ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky ishte si një derbi ballkanik me shumë rivalitet. Shumë tifozë nga Kosova e diaspora shkuan ta përcjellin nga afër këtë përballje.
Por, ata që ishin në Kosovë, kishin shumë dilema. Të përcjellin Kosovë apo Shqipërinë. Por, këto dilema do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi Shqipëria dhe Kosova kanë orar të njëjtë dhe do të luajnë në të njëjtën kohë. Tifozët tashmë duhet të zgjedhin nëse do ta shikojnë Kosovën apo Shqipërinë.
Kalendari i të dy skuadrave
06.10.2016
Lihtenshtajn-Shqipëri 20:45
Kosovë-Kroaci 20:45
09.10.2016
Ukrainë-Kosovë 18:00
Shqipëri-Spanjë 20:45
12.11.2016
Shqipëri-Izrael 20:45
Turqi-Kosovë 20:45
24.03.2017
Itali-Shqipëri 20:45
Kosovë-Islandë 18:00
11.06.2017
Izrael-Shqipëri 20:45
Kosovë-Turqi 20:45
02.09.2017
Shqipëri-Lihtenshtajn 18:00
Kroaci-Kosovë 20:45
05.09.2017
Maqedoni-Shqipëri 20:45
Kosovë-Finlandë 20:45
06.10.2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Kosovë-Ukrainë 20:45
09.10.2017
Shqipëri-Itali 20:45
Islandë-Kosovë 20:45
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











