Lajme
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, votohet për Këshillin Kombëtar
Mbi 35 mijë qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës janë duke votuar për Këshillin Nacional Shqiptar. Votimi ka nisur në ora 7:00 e mëngjesit dhe po shkon mbarë
Që nga ora 7 e mëngjesit shqiptarët e Luginës së Preshevës po votojnë për përbërjen e re të Këshillit Nacional, i cili do të përbëhet nga 15 këshilltarë. Të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë shqiptarë në tri komunat e administruara nga Serbia, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar do të bëhen në gjithsejtë 49 njësi zgjedhore, derisa në këto zgjedhje konkurrohet vetëm për 15 ulëse, ku janë përfshirë të gjitha subjektet politike, të cilat përmes koalicioneve parazgjedhore që kanë arritur do të garojnë me 5 lista zgjedhore, tre të subjekteve politike.
Përfaqësuesit që janë duke mbikëqyrur procesin kanë thënë për mediet lokale, se procesi po ecën pa asnjë problem, ndërsa në të gjitha njësitë zgjedhore janë hapur me kohë.
Në garë për Këshillin Kombëtarë janë: “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”, “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve”, Grupi Qytetar “Nagip Taipi” dhe shoqëria civile lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni”.
Me këto zgjedhjet synohet që të ndryshohet pozita e shqiptarëve në Serbi, në fushën e arsimit, informimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.
Gara më e fortë pritet të zhvillohet ndërmjet kryetarit të tanishëm të Këshillit Kombëtar, Galip Beqirit, dhe ish-liderit të guerilëve shqiptarë (UÇPMB), Jonuz Musliu. Ky i fundit si lider i LBD-së ka edhe mbështetjen e Partisë Demokratike Shqiptare të Ragmi Mustafës, ndërsa Beqiri atë të PVD-së së Riza Halimit dhe UDSH-së.
Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe publicist nga Presheva, tha se nuk pret ndonjë ndryshim nga këto zgjedhje për Këshillin Nacional Shqiptar dhe sipas tij, përveç asaj se Këshilli Nacional do të ketë më shumë legjitimitet me përfshirjen e të gjitha subjekteve politike të atjeshme në këtë garë zgjedhore.
Ai për gazetën Zërin u shfaq pesimist se zgjedhjet do të arrijnë të shënojnë ndonjë kthesë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve të Luginës, pasi që, siç tha ai, gjithçka varet nga vullneti i Qeverisë serbe.
“Pra, në çështjet esenciale nuk do të lëvizin gjërat pozitivisht, përderisa në çështjet dytësore mund të avancohet diçka, por në esencë tekstet e historisë dhe çdo gjë që prek në identitet kombëtar shqiptar përsëri do ta kemi një situatë të njëjtë, për shkak se Kushtetuta serbe ndalon gjithçka shqiptare”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












