Lajme
Zgjedhjet lokale serbe mbahen edhe në Kosovë
Kjo bëhet pavarësisht kundërshtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë
Serbia pretendon t’i mbajë sërish zgjedhjet lokale edhe në Kosovë.
Në komunat ku, siç thuhet, ka ende mandat, zgjedhjet nuk do të mbahen, kurse nëpër komunat ku ka kaluar mandati katër vjeçar, Serbia mendon që në bashkëpunim me UNMIK-un, të organizojë zgjedhje edhe në Kosovë, pavarësisht kundërshtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve dhe misioneve diplomatike ndërkombëtare.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe më 6 maj.
Duke u nisur nga Kushtetuta e këtij vendi, ku Kosova ende është pjesë përbërëse e Serbisë, ajo ka thënë se zgjedhjet lokale nuk do të mbahen në Prishtinë, Pejë, Leposaviq, Mitrovicë dhe Novobordë, ngase në këto komuna, sipas saj, pushtetet lokale kanë ende mandat.
Ndërkaq paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në komunat tjera të Kosovës.
“Në harmoni me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Qeveria e Serbisë do të përgatisë një trup, i cili në bashkëpunim me UNMIK-un, do t’i shqyrtojë të gjitha aktivitetet në lidhje me zgjedhjet në Kosovë”, tha Gjukiq./rel/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










