Lajme
Zgjedhjet rrezikojnë regjistrimin e bujqësisë
Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen në qershor atëherë ka rrezik që regjistrimi i bujqësisë të shtyhet për vitin tjetër
Institucionet e Kosovës kanë planifikuar që këtë vit të regjistrojnë fuqinë bujqësore kosovare, në mënyrë që pas 54 viteve, Prishtina zyrtare të ketë statistika të plota rreth bujqësisë. Regjistrimi i fundit i bujqësor në Kosovë është bërë në vitin 1960, në kohën e Ish-Jugosllavisë së hershme.
Mirëpo, sipas zyrtarëve në Prishtinë, nëse vendoset që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor, atëherë ka rrezik që proces të shtyhet për të dytën herë. Herën e parë regjistrimi i bujqësisë u shyta për shkak të zgjedhjeve lokale, raporton KTV.
Adil Behramaj ka bërë të ditur se regjistrimi i bujqësisë do t’i ndihmonte në masë të madhe kësaj ministrie për ndërtim të politikave për zhvillim të këtij sektori.
Projekti për regjistrimin e bujqësisë do të bëhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe kap vlerën e 4.7 milionë eurove. Rreth 2.3 milionë euro, siç thuhet, kanë mbetur nga regjistrimi i fundit i popullsisë, kurse pjesa tjetër do të financohet nga Komisioni Evropian dhe buxheti i Kosovës.
Ligji për regjistrimin e bujqësisë parasheh që mbledhësit e të dhënave të realizojnë regjistrimin në formatin derë me derë.
Ky ligj, i miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të 2012-ës, ka paraparë edhe dënime, në rast se keqpërdoret regjistrimi. Gjobat parashihet të jenë nga 250 më e vogla e deri në 5000 euro gjoba më e lartë, në rast se shkelet ligji, si nga personat e angazhuar për regjistrim ashtu edhe i intervistuari.
Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme rreh 62 për qind e popullsisë së Kosovës jetojnë nëpër zona rurale. Por, deri më tani ka munguar një strategji për zhvillimin e bujqësisë. Vitin e kaluar, ndërkaq Ministra e Bujqësisë ka hartuar strategjinë kombëtare për zhvillimin e bujqësisë për periudhën 2013-20120.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës












