Shkurt.ch
Zgjidhet “Ekipi i ëndrrave” në fushë të integrimit
Sivjet për herë të parë me rastin e Ditës së Refugjatëve është shpallur konkursi “Dreamteams” përmes të cilit zgjidhet ekipi më i mirë në fushën e integrimit
Në fokus të shënimit të Ditëve të Refugjatëve për këtë vit është integrimi në bazë, gjegjësisht fokusimi në shembuj të veçantë, konkretë të tij në jetën e përditshme.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Zyrës Federale për Migracion (BFM), sivjet për herë të parë me rastin e Ditës së Refugjatëve është shpallur edhe një konkurs. “Dreamteams” mban titullin konkursi përmes të cilit do të zgjidhet ekipi më i mirë i angazhuar në fushën e integrimit në gjithë Zvicrën. Secili ekip konkurrues duhet të përbëhet prej së paku dy personave.
Ky konkurs ka për qëllim të tregojë se secili mund të japë kontributin e tij në mënyrë që refugjatët me status të njohur dhe ata me qëndrim të përkohshëm të marrin pjesë aktive në jetën shoqërore në Zvicër.
Konkurrimi për “Dreamteams” mund të bëhet deri në mesin e muajit gusht. Organizata dhe firma të ndryshme zvicerane do të ndajnë çmime simbolike për ekipin më të mirë. Për informata më të hollësishme: www.dream-teams.ch
Dita e Refugjatëve, e cila në Zvicër njihet që nga viti 1980, kur është iniciuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ndërsa shënohet në bashkëpunim në mes të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatë, BFM-së dhe SFH (Schweizer Flüchtlingshilfe).
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka caktuar 20 qershorin si ditë përkujtimi për Refugjatët. Sot, Ditët e Refugjatëve paraqesin fushatën më të rëndësishme të sensibilizimit për të drejtat dhe nevojat e refugjatëve në Zvicër.
Ditët e Refugjatëve mbahen më 14 qershor (Dita Nacionale e Refugjatëve), më 15 qershor (e diela e refugjatëve) dhe më 20 qershor (Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












