Lajme
Zgjidhet qeveria e re e Kosovës
Me 65 vota u votua sonte përbërja e re e qeverisë së Kosovës dhe programi qeverisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit
Mandatari për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi zbuloi emrat e kabinetit qeverisë. Hajredin Kuçi (PDK) do të vazhdojë të mbajë postin e zëvendëskryeministrit, por do të drejtojë edhe Ministrinë e Drejtësisë. Zëvendëskryeministri për njohjet dhe politikë të jashtme do të jetë Edita Tahiri (ADK-PDK).
Mimoza Kusari-Lila (AKR) – ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe zëvendëskryeministre, ndërsa edhe Bujar Bukoshi (Lista “Dr. Ibrahim Rugova”) do të jetë zëvendësministër. Po ashtu zëvendëskryeministër do të jetë Slobodan Petkoviq (SLS).
Bajram Rexhepi (PDK) do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Vlora Çitaku (PDK) – ministre e Integrimit, Enver Hoxhaj (PDK) – ministër i Punëve të Jashtme. Ramë Buja (PDK) –ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Fehmi Mujota (PDK) – ministër i Infrastrukturës.
Memli Krasniqit (PDK) ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa Blerand Stavileci (PDK) do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural. Besim Beqaj (PDK) – ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Bedri Hamza (PDK) – ministër i Financave.
Sasha Rashiq (SLS) – ministër i Kthimit dhe Komuniteteve, Radojica Tomiq (SLS) – ministre e Pushtetit Lokal, Nenad Rashiq (SLS) – ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Dardan Gashi (Lista ‘Dr. Ibrahim Rugova”) – ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar (6 Plus) – ministër i Administratës Publike.
Agim Çeku (AKR) – ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ferid Agani (AKR) – ministër i Shëndetësisë.
Kryeministri i sapozgjedhur, Hashim Thaçi, e bëri edhe betimin para deputetëve të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













