Shkurt.ch
Zjarr i madh në Gjenevë, shpërngulen 100 veta nga banesat e tyre
Zjarri shpërtheu fillimisht në katin e katërt të një ndërtese në kryqëzim rrugësh. Gjithsej janë 34 persona të lënduar apo të intoksikuar. Gjashtëmbëdhjetë u transportuan në spital duke përfshirë edhe një viktimë që ka pësuar djegie të rënda.
Një zjarr i madh shpërtheu në katin e katërt të një ndërtese që ndodhet rruge Quai Ernest-Ansermet , numër 36, të dielën më 1 janar. E gjithë ndërtesa është evakuuar nga 100 banorët e saj. 34 veta janë plagosur ose të intoksikuar. Gjashtëmbëdhjetë persona janë evakuuar në spitalin kantonal, dhjetë prej të cilëve me urgjencë. Midis tyre, tetë fëmijë janë helmuar nga tymi dhe një person është djegur rëndë, i cili është dërguar me helikopter në spitalin CHUV në Lozanë.
Mjete të konsiderueshme janë angazhuar për këtë ndërhyrje të madhe: 13 makina të zjarrfikëseve, 32 zjarrfikës profesional (SIS), 14 vullnetarë dhe 24 policë. Mjete shëndetësore janë aktivizuar gjithashtu: Samaritanët, tetë ambulanca të Gjenevës, dhe katër ambulanca nga Vaud-i.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia















