Uncategorized
Zjarr në qendrën e azilit
Në Tröglitz të landit gjerman Sachsen-Anhalt i është vënë zjarri mbrëmë një shtëpie të azilit. Policia ka nisur hetimet me dyshimin se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ky qytet ishte bërë i njohur në gjithë Gjermaninë kur kryetari i nderit i Tröglitz-it Markus Nierth ishte detyruar të jepte dorëheqje pasi që ekstremistët kundër të huajve kishin zgjedhur të protestonin para shtëpisë së tij.
Zjarri në shtëpinë për strehimin e azilkërkuesve po vihet në lidhje me një protestë të mbajtur nga partia ekstremiste NPD, kundër vendosjes së 40 azilantëve në qytetin e tyre. Ata do të vendoseshin aty nga fillimi i muajit maj.
Siç ka njoftuar policia në Halle, dy nga banorët e shtëpisë kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë sjellë në siguri. Nga zjarri është shkatërruar i gjithë kulmi. Vlerësohet se dëmi i shkaktuar sillet në nivelin gjashtëshifror.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











