Shkurt.ch
Zjarret nën kontroll, por shuarja e plotë është ende larg
Ndonëse zjarri në Graubünden është arritur të izolohet, deri në shuarjen e plotë të zjarrit duhet të pritet edhe dy deri katër ditë!
Janë duke vazhduar edhe më tutje përpjekjet e zjarrfikësve dhe trupave tjera të angazhuara për shuarjen e zjarreve që kanë kapluar pyjet në pjesën jugore të Zvicrës. gjendja vazhdon të jetë e tendosur por ajo mbahet nën kontroll, bëjnë të ditur në Policinë Kantonale të Graubündenit. Sipas tyre, deri në shuarjen e plotë të zjarrit duhet të pritet edhe dy deri katër ditë!
Dobësimi i erërave që frynin në këtë regjion (Mesocco dhe Soazza) e ka qetësuar deri diku gjendjen, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër zjarri në afërsi fshatit, në një masë të konsiderueshme është shuar.
Në vatrën tjetër të shpërthimit të zjarrit, në Leventina të Tiçinos, zjarri është arritur të izolohet. Në shuarje të zjarrit janë duke punuar gjithsej shtatë helikopterë të ushtrisë, ndërsa atyre u kanë ardhur në ndihmë edhe katër helikopterë privatë.
Bëhet fjalë për njërin ndër aksionet më të mëdha për shuarje të zjarrit në historinë e Zvicrës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kantonit të Tiçinos.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










