Lajme

Zvicër, bileta të lira të kinemasë të dielën

Këtë të diel, në më shumë se 550 kinema në gjithë vendin do të kushtojë vetëm 5 franga për person

 

Nuk ndodh shpesh që të dëgjoni fjalën “e lirë” në lidhje me një produkt ose shërbim në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Por, do të jetë kështu këtë të diel, më 3 shtator, kur një biletë për të parë një film në më shumë se 550 kinema në gjithë vendin do të kushtojë vetëm 5 franga për person (rreth një e treta ose më pak se çmimi i saj i zakonshëm).

Filmat e paraqitur do të përfshijnë Anatomy of a Fall —Palme d’Or në Festivalin e Kanës këtë vit — Barbie; Oppenheimer; Mission: Impossible – Dead Reckoning – Pjesa e Parë; dhe Equalizer 3.

Ju mund të shihni një ose më shumë filma për të njëjtat 5 franga.

Informacioni për çdo qytet është i disponueshëm – KETU