Lajme
Zvicër: Po shkove në emergjencë pa qenë shumë i sëmurë, paguan 50 franga
Deputetët argumentuan se kjo masë po bëhet që qytetarët të mos e mbingarkojnë sistemin e urgjencës
Nese nuk jeni sëmurë rëndë, nuk jeni për emergjencë dhe e bëni këtë, atëherë ju do të duhet të paguani një shumë të caktuar të hollave, për të shkuar në dhomën e urgjencës, transmeton albinfo.ch.
Këshilli i Shteteve pranoi një iniciativë parlamentare për të faturuar njerëzit që kërkojnë trajtim në dhomën e urgjencës për çështje shëndetësore jourgjente një tarifë prej 50 frangash, të cilën pacientët do të duhet të paguajnë nga xhepat e tyre.
Deputetët argumentuan se kjo masë mund të largojë ata që nuk janë të sëmurë rëndë të shkojnë në dhomën e urgjencës që të mos e mbingarkojnë sistemin, ndërsa gjithashtu largojnë stafin mjekësor nga pacientët që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Përjashtimet mund të zbatohen për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç, pacientët e referuar në dhomën e urgjencës nga një mjek dhe ata që trajtimi i tyre kërkon më pas shtrimin në spital. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












