Lajme

Zvicër: Ekspertët mbështesin përfitimet shëndetësore të ujit të ftohtë

Mbrojtësit e notit në ujë të ftohtë këmbëngulin për përfitimet e tij shëndetësore – dhe mendimi i mjekëve vendas duket se mbështet ekspertët.

Tribune de Genève pyeti disa specialistë në Gjenevë përpara Kupës shumë të njohur të Krishtlindjeve, ku deri në 4000 persona do të zhyten në liqen. Këtë vit do të jetë më 16 dhe 17 dhjetor, përcjell albinfo.ch.

Dr Pierre Louge, një specialist hiperbarik, në Spitalin Universitar të Gjenevës, thotë se ndryshimi i papritur i temperaturës e ngarkon zemrën duke e bërë atë të punojë më shumë.

Por, dhimbja duket se zhduket pas një minute. Ai thotë se kjo është për shkak të lirimit të endorfinës, adrenalinës dhe serotoninës – të gjitha hormonet e ndjeshmërisë, të krijuara për të ulur shqetësimin.

Specialistë të tjerë sugjerojnë se noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe presionin e gjakut. Por, kushdo që ka probleme me zemrën, duhet të pyesë së pari mjekun e tij për përfitimet.