Shkurt.ch
Zvicër: Korriku më i lagësht i të gjitha kohëve
Deri në mëngjesin e të martës në Les Avants është matur sasia e shiut që është sa trefishi i shirave që bien në rrethana normale gjatë korrikut
Muaji korrik për shumë regjione të Zvicrës është korriku me reshjet me të mëdha të shiut që prej kur në Zvicër bëhet matja e reshjeve. Sidomos në regjionin në perëndim të lumit Reuss ende pa përfunduar muaji janë matur sasi rekorde të reshjeve në shumë stacione matëse.
Edhe në regjionin Zürcher Oberland dhe në kantonin Thurgau sasia e shiut të rënë ka arritur tashmë nivelet ë të larta të shënuara ndonjëherë, thonë në MeteoSchweiz dhe transmeton nzz.ch.
Ndërkaq rekordi për sasinë e shirave të rëna gjatë korrikut, sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës është shënuar në stacionin e matjes Les Avants afër qytetit Montreux të kantonit Vaud. Deri në mëngjesin e hershëm të të martës në atë stacion janë matur 500 milimetra shi, që është sa trefishi i shirave që bien në rrethana normale gjatë korrikut.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












