Lajme
Zvicër: Moti i ngrohtë theu rekord për Vitin e Ri
Termometri arriti në 20,9 gradë Celsius
Kur nuk pritej, pikërisht në natën e Vitit të Ri, institutet e motit në Zvicër tregojnë se pati rekord të temperaturave të larta, duke thyer të gjitha nivelet më parë të matjeve, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në Delsberg JU termometri arriti në 20,9 gradë, në Basel-Binningen 16,7 gradë dhe në Cyrih-Kloten 15,1 gradë,
Meteo News shkruan se rekordi i temperaturës së Vitit të Ri në Delsberg ishte 16.3 gradë. Në Basel-Binnigen ishte 16.4 gradë dhe në Cyrih-Kloten 13.8 gradë. Buchs AG, wynau BE, Chur GR, Einsiedeln Ow dhe Davos GR gjithashtu regjistruan rekorde të reja të temperaturës në natën e Vitit të Ri.
Kujtojmë se rekordi i mëparshëm i temperaturës së Vitit të Ri u regjistrua në Grono GR në vitin 2018, ku katër vjet më parë pajisjet matëse treguan 18.7 gradë, sipas një mesazhi nga SRF Meteo.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë Çmimi i bërjes shtetas zviceran në Bazel-City do të bjerë ndjeshëm – nga 1,750 në 900... -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane










