Lajme
Zvicër: Ngrohja me dru është shumë më e shtrenjtë
Nuk janë vetëm çmimet për lëndët djegëse fosile, naftën dhe gazin që janë rritur ndjeshëm në Zvicër.
Edhe ata që mbështeten në energji alternative, si druri si lëndë djegëse, aktualisht duhet të gërmojnë më thellë në kuletat e tyre, raportoi SRF, përcjell albinfo.ch.
Peletat e prodhuara nga tallash i shtypur janë 46 për qind më të shtrenjta se një vit më parë. “Në përgjithësi, mund të përmbledhim se rritja është për shkak të kostove më të larta të prodhimit”, tha Peter Lehmann, President i Shoqatës “proPellets”. Përveç përpunimit, druri është edhe më i shtrenjtë.
Vitin e kaluar janë ndërtuar pothuajse 50 për qind më shumë sisteme ngrohjeje me bazë peleti se në vitin 2020, gjë që ka rritur kërkesën për pelet. Megjithatë, Lehmann supozon se çmimi nuk do të ulet në afat të mesëm; druri si lëndë e parë është shumë e kërkuar në situatën aktuale.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













