Lajme
Zvicër: Parashikohet rritje e pagave për vitin 2025
Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje reale të pagave prej mesatarisht 0.7% në vitin 2025, sipas anketës vjetore të kryer nga UBS me pjesëmarrjen e afro 350 kompanive, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Kjo rritje konsiderohet një kompensim pothuajse i plotë për humbjet e fuqisë blerëse të regjistruara që nga viti 2022, duke sjellë një ndikim pozitiv jo vetëm për individët, por edhe për ekonominë në tërësi, falë konsumit të shtuar.
Sipas raportit, sektori i IT-së dhe telekomunikacionit, bashkë me industrinë e energjisë, furnizimit dhe menaxhimit të mbeturinave, prijnë me rritjen më të lartë të pagave, duke shënuar një mesatare prej 2%. Në këtë grup përfituesish renditen edhe punonjësit e industrive kimike dhe farmaceutike, ku rritja parashikohet të jetë rreth 1.7%, mbi mesataren kombëtare, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












