Lajme
Zvicër: Për një vit, 3,815 aksidente nga konsumimi i alkoollit
Gjeneva kryeson renditjen e aksidenteve rrugore të lidhura me alkoolin
Gjeneva mbetet kantoni me aksidentet më të rënda automobilistike për 10,000 banorë, sipas të dhënave të publikuara nga organizata e automobilizmit Touring Club Suisse (TCS) të martën, përcjell albinfo.ch.
Në total, 3,815 aksidente të lidhura me alkoolin kanë ndodhur në rrugët zvicerane në vitin 2021, 57 më shumë se një vit më parë. Nga ky numër, 364 shkaktuan lëndime të rënda ose vdekje.
Me 0,95 aksidente për 10 mijë banorë, Gjeneva është në krye të renditjes, siç ka qenë në pesë vjetët e fundit.
Më pas është Zug (0.92), Jura (0.68), Valais (0.60) dhe Uri (0.54).
Shkalla e aksidenteve u rrit gjithashtu në kantonet Vaud, Bernë, Neuchâtel, Appenzell Ausserrhoden dhe Cyrih. Mesatarja kombëtare është 0.42.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












