Lajme
Zvicër: Rënie e madhe e kriminalitetit të të rinjve
Numri i plaçkitjeve në Kantonin e Bernës ka rënë madje për 83 për qind krahasuar me një vit më parë!
A është duke rënë niveli i dhunës së të rinjve në Zvicër? Statistikat e fundit, së paku sa i përket kantoneve Bernë, Freiburg, Siolothurn dhe Lucern kanë treguar pikërisht këtë trend.
Kështu, siç ka deklaruar udhëheqësi i prokurorisë për të rinjtë në Kantonin e Bernës në emisionin 10vor10 të sf1, gjatë vitit 2011 në këtë kanton ka pasur 48% më pak raste të lëndimeve trupore.
Ndërkaq numri i plaçkitjeve ka rënë madje për 83 për qind krahasuar me një vit më parë! Ndërkohë, ekspertët nuk kanë një mendim unik për shkaqet e kësaj rënieje të shkallës së dhunës në mesin e të rinjve.
Kriminologu i njohur nga Cyrihu, Martin Killias thotë se “kjo ka të bëjë shumë me proceset shoqërore. Dënimi i shoqërisë për dhunën e të rinjve është sot më i madh se më parë”.
Veç kësaj Killias thotë se përqindja e të rinjve me prejardhje të huaj sot është më e vogël se para pak viteve. “Dhe, vëllezërit e të rinjve të djeshëm me prejardhje të huaj sot janë më të kujdesshëm që të mos shkaktojnë probleme sikur vëllezërit e tyre pak më të vjetër”.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











