Lajme
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë
Bujqësia zvicerane do të marrë nga buxheti i shtetit rreth 14.2 miliardë franga gjatë katër viteve të ardhshme.
Ndryshe nga debatet që janë zhvilluar kohëve të fundit, Parlamenti Zviceran nuk dëshiron të bëjë asnjë shkurtim në bujqësi në katër vitet e ardhshme.
Pas Dhomës Nacionale, edhe Dhoma eKantoneve ka vendosur gjithashtu në favor të rritjes së burimeve financiare për bujqësinë me rreth 360 milionë franga plus, në periudhën midis vitit 2026 dhe 2029.
Kështu, bujqësia zvicerane do të marrë nga buxheti i shtetit rreth 14.2 miliardë franga gjatë katër viteve të ardhshme. Kjo shumë është e njëjtë si në periudhën nga viti 2022 deri në 2025, shkruan srf.ch.
Këshilli Federal donte të ulë kontributet me 1.6 për qind në krahasim me aato aktuale. Sipas tij, bujqësia gjithashtu duhej të bënte kursime për të lehtësuar barrën mbi financat federale.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut









