Lajme
Zvicër: Intensifikohet ideja për kufirin e shpejtësisë në 30 km/h
Aktualisht lejohet maksimumi 50 km/h nëpër rrugët urbane në Zvicër, por Unioni i Qyteteve Zvicerane ka thënë të dielën se kufiri i 30 km/h “duhet të bëhet normë” – si në zonat e banuara, ashtu edhe në rrugët kryesore — për të reduktuar zhurmën, përcjell albinfo.ch.
“Zhurma nuk është vetëm një shqetësim, por është edhe e dëmshme për shëndetin dhe ekonominë. Megjithatë, është treguar se një ulje e shpejtësisë nga 50 në 30 km/h ul zhurmën përgjysmë”, sipas organizatës, e cila përfaqëson 129 lokalitete në vend.
Disa komuna në gjithë Zvicrën, duke përfshirë Cyrihun dhe Gjenevën, kanë filluar tashmë të hapin zona të zgjeruara me shpejtësi 30 km/h, dhe më shumë janë planifikuar në gjithë vendin.
Megjithatë, disa grupe, si USAM, organizata ombrellë që përfaqëson sektorë të ndryshëm ekonomikë, janë kundër shpejtësisë më të ulët në qytete, sepse “do të ishte keq për bizneset”.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












