Shkurt.ch
Zvicër: Të pasurit bëhen më të pasur
Lista e 300 zviceranëve më të pasur tregon se ata së bashku kanë 589 miliardë franga ose 25 miliardë më shumë se një vit më parë
Pasuria e më të pasurve të Zvicrës po rritet dukshëm më shpejtë se sa ekonomia në përgjithësi por edhe në krahasim me pasurinë e zviceranëve mesatarë. Vetëm ai që tashmë ka një kapital, e ka mundësinë që ta investojë atë në mënyrë fitimprurëse.
Një konstatim i tillë riaktualizohet pas publikimit të revistës “Bilanz” të listës së 300 zviceranëve më të pasur. Lista tregon se 300 të përmendurit kanë së bashku 589 miliardë franga ose 25 miliardë më shumë se një vit më parë. Aty shihet se këta persona kanë shtuar pasurinë e tyre proporcionalisht më shumë se qytetarët tjerë të vendit. Një përfaqësues i revistës “Bilanz” ka komentuar për emisionin televiziv “10vor10” se një trend i tillë i pasurimit të shpejtë të më të pasurve po shënohet edhe në shtetet tjera perëndimore. “Në Zvicër ky dallimnuk është aq i theksuar sikur ne SHBA, por trendi ekziston edhe këtu”.
Njëri ndër 300 pasanikët më të mëdhenj të Zvicrës është edhe menaxheri i fabrikës së orëve, Jean-Claude Biver. Pasuria e tij në krahasim me vitin e kaluar është ngritur për 50 milionë franga duke arritur në 175 milionë. Ai thotë se “bëhesh i pasur kur nuk përpiqesh të pasurohesh. Veç kësaj të duhet shumë pasion për punë, një vizion dhe sigurisht edhe pak fat.
Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm që gjithë pasurinë e kanë në rrogë, në shtëpinë ku banojnë dhe në fondin pensional, njerëzit e pasur, vlerën pasurore që e kanë, mund ta investojnë Kështu, ata që tashmë kanë kapital, pasurohen më shpejt se ata që fillojnë nga zeroja.
Karriera tipike e “pjatalarësit që bëhet milioner” është sot një përjashtim absolut, thotë profesori i sociologjisë Ueli Mäder. “Ka në Zvicër shumë njerëz që punojnë me zell të madh por megjithatë nuk ia dalin të grumbullojnë pasuri. Shumë me e rëndësishme është që të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Unë kam dëgjuar shpesh nga të pasurit të kenë thënë kështu: kush punon shumë, është vetë fajtor, sepse duke punuar kaq shumë ai nuk ka kohë të fitojë para”.
Tre më të pasurit e Zvicrës për vitin 2014 janë: Familja Kamprad, pronare e Ikea-s që ka në mes 42 dhe 43 miliardë franga. Ajo është për të 13-ti vit me radhë më e pasura e Zvicër dhe për disa vite edhe në Evropë. Plaku, Ingvar dhe tre djemtë e tij nuk jetojnë aktualisht në Zvicër por e kanë shtetësinë zvicerane.
Familjet Hoffmann dhe Oeri, pronare të gjigantit farmaceutik Roche, kanë 26 deri 27 miliardë franga. Në vendin e tretë është zvicerani nga Brazili Jorge Paulo, që ka 25-26 milionë franga pasur. Ky i fundit e ka shtuar më së shumti pasurinë e tij brenda një viti, duke u bërë për 5 miliardë më i pasur se një vit më parë
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët Gjykatat kanë mbështetur vendimin e Gjenevës për të ndaluar fëmijët që jetojnë në Francë të ndjekin... -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve












