Lajme
Zvicër: Tre të burgosur tentuan të arratisen nga burgu në Sion
Tre të burgosur tentuan të arratiseshin nga burgu i Sionit të dielën në mëngjes, duke nxitur një operacion të gjerë policor që përfundoi me ndalimin e tyre, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë kantonale të Valais, incidenti ndodhi rreth orës 08:20, kur të burgosurit, në rrethana që ende nuk janë qartësuar, arritën të ngjiteshin në çatinë e institucionit me qëllim arratisjen.
Në vendngjarje u angazhuan 35 zyrtarë të policisë, përfshirë njësinë e ndërhyrjes, grupin negociator dhe njësinë e qenve të shërbimit. Operacioni përfundoi pak para mesditës me ndalimin e tre personave, dy prej të cilëve u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në spital.
Policia njoftoi se të ndaluarit kishin qenë në paraburgim për disa muaj dhe se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për publikun.
Zyra e Prokurorit Publik ka nisur një hetim të plotë për të sqaruar motivet dhe mënyrën se si ndodhi përpjekja për arratisje, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













