Lajme
Zvicër: Vdekshmëria e tepërt në vitin 2022 vë në mëdyshje autoritetet shëndetësore
Që nga fillimi i vitit, Zvicra ka regjistruar 3,000 vdekje më shumë se normalja gjatë kësaj periudhe, dhe gati dyfishi i shifrës për të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Enti Federal i Statistikave, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët shëndetësorë janë të hutuar nga ky zhvillim, por ekspertët besojnë se Covid-i ende i zgjatur dhe vera jashtëzakonisht e nxehtë janë fajtorë për vdekshmërinë e tepërt.
“Është pikërisht kombinimi i dy faktorëve që mund të jetë fatal”, tha Christian Althaus, epidemiolog në Universitetin e Bernës.
“Studimet kanë treguar se një infeksion Covid rrit masivisht rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj, njerëzit në fjalë janë gjithashtu më të prekshëm ndaj efekteve të valës së të nxehtit,” shtoi ai.
Një tjetër epidemiolog, Martin Röösli, pajtohet: “Nga këndvështrimi im, është shumë e mundur që ish-pacientët Covid ta tolerojnë më pak nxehtësinë”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton se destinacioni tashmë figuron si “Prishtina/Pristina”, dhe jo më “Priština”.... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











