Autotech
Zviceranët duhet të punojnë katër ditë për një iPhone
IPhone 8 i ri është i shtrenjtë. Por, një krahasim ndërkombëtar tregon se zviceranët nuk duhet të ankohen, se ka edhe më keq.
Kur Apple prezantoi iPhone-in e saj më të fundit, zviceranët u ankuan për çmimet. IPhone i ri 8 kushton 839 franga.
Adhuruesit zviceranë të Apple nuk duhet të ankohen për këtë: ata duhet të punojnë mesatarisht vetëm katër ditë, derisa ta blejnë telefonin e mençur – aq pak sa në çdo vend tjetër. Kjo e vë Zvicrën në vendin e tretë në krahasim ndërkombëtar që ka kryer Verivox së bashku me Handytarife, shkruan albinfo.ch.
Më së paku njerëzit duhet të punojnë në Monako. Ata i sigurojnë të hollat për një iPhone 8 vetëm pas dy ditësh. Në anën tjetër, fqinjët e Zvicrës duhet të punojnë disa ditë të tjera: ndërsa në Gjermani dhe Austri secili duhet të punojë nën tetë ditë, francezët punojnë nëntë ditë të mira dhe italianët edhe më shumë se njëmbëdhjetë ditë.
Në disa vende, njerëzit vështirë se mund të përballojnë iPhone-in e ri. Për shembull, në vendin afrikan të Nigerisë mesatarisht duhet të punojnë mbi dy vjet. Në Madagaskar dhe Peru është mbi 22 muaj.
Për krahasim, Verivox krahasoi fuqinë blerëse të 92 vendeve me çmimin me pakicë të iPhone 8. Çmimet dallojnë shumë nga vendi në vend.
Amerikanët paguajnë 689 franga, kroatët tashmë 1174 franga. Kjo është gati dyfish. Në Zvicër një iphone ka koston prej 839 frangash.
Sipas Verivox, një pjesë e madhe e këtyre dallimeve mund të shpjegohet me taksa të ndryshme dhe detyrime të importit. Megjithatë, Apple mund të kishte çmime më të ulëta. Por kompania refuzon të ofrojë çmime më të lira në vendet me fuqi të ulët blerëse, sipas portalit të krahasimit.
Në cilin vend banorët duhet të punojnë më së paku për iPhone 8, shikoni galerinë e fotografive më sipër.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











