Shkurt.ch
Zviceranët “i bëjnë pazaret” jashtë vendit
Shifra prej 8.9 miliardë frangash e blerjeve jashtë vendit del kur llogariten edhe blerjet spontane gjatë pushimeve ose udhëtimeve zyrtare
Konsumatorët zviceranë kanë harxhuar gjatë vitit të kaluar 8.9 miliardë franga jashtë vendit. Veçanërisht shpesh ata kanë kaluar kufirin në vendin më të afërm për të blerë ushqime dhe menjëherë pas ushqimeve, veshmbathje.
Kështu, rreth një e treta e gjithë shumës ose 2.6 miliardë franga janë shpenzuar në shitoret që shesin rroba ose këpucë, është bërë e ditur në një studim të GfK, të publikuar të premten.
Të tërhequr nga kursi i volitshëm i ndërrimit të frangut me euron, turistët zviceranë të shopingut kanë shpenzuar 1.95 miliard franga për ushqimet e blera jashtë vendit. 1.05 miliard franga janë dhënë për prodhime kozmetike dhe për ushqim kafshësh ndërsa 660 milionë franga për mobile dhe artikuj të enterierit.
Sipas studimit, 5.1 miliardë franga janë shpenzuar në vizitat me qëllim blerjeje jashtë vendit. Në këtë kategori janë futur edhe 600 milionë franga sa bëjnë blerjet online të mallrave që janë postuar nga jashtë te konsumatorët zviceranë.
Kjo shumë përbën 5 për qind të gjithë qarkullimit me pakicë të Zvicrës.
Shifra prej 8.9 miliardë frangash e blerjeve jashtë vendit del kur llogariten edhe blerjet spontane gjatë pushimeve ose udhëtimeve zyrtare. Ndërsa nuk bëjnë pjesë këtu shpenzimet për blerjen e automjeteve jashtë vendit, dhe shërbimeve si ushqimi në restorante.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër













