Shkurt.ch
Zviceranët, kampionë bote për udhëtim me tren
Gjatë vitit 2012 ata kanë udhëtuar mesatarisht nga 2274 kilometra mbi shina. Japonezët, janë të dytët, me 1912 kilometra në tren brenda vitit
Me gjithë një ulje të shënuar në krahasim me vitin e kaluar, zviceranët mbeten edhe më tutje kampionë të pakontestuar të shfrytëzimit të trenit si mjet qarkullimi. Gjatë vitit 2012 ata kanë udhëtuar mesatarisht nga 2274 kilometra mbi shina, bën të ditur Shërbimi i Informimit për Transportin Publik (LITRA) Në vitin 2011 zvicerani mesatar pati bërë 2310 kilometra udhëtim me tren.
Menjëherë pas zviceranëve vijnë japonezët, të cilët kalojnë mesatarisht nga 1912 kilometra në tren brenda vitit, ndërsa danezët zënë vendin e tretë me 1365 kilometra.
Nga na tjetër, sa u përket numrit të udhëtimeve që ndërmarrin e tren, zviceraneve ua kalojnë vetëm japonezët, shkruan nzz.ch. Këta të fundit brenda vitit hipin në tren mesatarisht nga 69 herë ndërsa zviceranët këtë e bëjnë 51 herë. Në vendin e tretë në këtë kategori janë luksemburgasit me 40 herë dhe pas tyre vijnë danezët, me 37 herë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










