Shkurt.ch
Zviceranët konsumojnë 356 milionë shishe verë
Thuhet të jetë rritur konsumi i verës në vitin 2012 për 2.2 për qind
Zviceranët preferojnë më shumë verë të kuqe. Statistikat flasin se vitin e kaluar janë konsumuar në total prej 183.6 milionë litrash verë të kuqe. Ndërsa verë të bardhë kanë konsumuar 83.4 milionë litra.
Thuhet të jetë rritur konsumi i verës në vitin 2012 për 2.2 për qind. Janë konsumuar në totalin e vitit të kaluar 267 milionë litra verë, që i bie të jenë 356 milionë shishe verë. Bëhet fjalë për një rënie për rreth 6 milionë litra në krahasim me vitin e kaluar, thotë Zyra Federale për Bujqësi (BLW).
Konsumi i verës së bardhë ishte 2.8 për qind më shumë se konsumi i verës së kuqe me 1.9 për qind.
Pavarësisht nga rënia e konsumit, janë punuar 14’920 hektarë vreshta me madhësi të njëjtë si vitin e kaluar. Për shkak të motit, rezultatet e kultivuesve ishin si në vitin 2011. Do të thotë, 6.7 për qind më pak se mesatarja e pesë vjetëve të fundit.
Megjithëse kishte shënuar rënie edhe importi, zviceranët më shumë preferojnë kryesisht verërat nga Italia, Franca dhe Spanja.
Ndërsa prodhuesit dhe tregtarët zviceranë të verës kanë shitur 1.1 milion litra jashtë vendit gjatë vitit 2012.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











