Shkurt.ch
Zviceranët kundër “shoping-turizmit” jashtë vendit
Gjatë vitit 2011 konsumatorët zviceranë kanë blerë jashtë vendit mallra në vlerë prej rreth 5 miliardë frangash, bën të ditur SGV
Federata e Sindikatave të Zvicrës SGV ka iniciuar një fushatë me moton “Po për Zvicrën, unë blej këtu”. Fushata është drejtuar kundër “shoping-turizmit” gjegjësisht kundër atyre që për të blerë më lirë shkojnë në shtetet fqinje dhe shpenzojnë atje mjetet e fituara në Zvicër.
Në këtë fushatë pritet të inkuadrohen para së gjithash ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, kryesisht në zonat afër kufirit.
Turizmi për të blerë, që është rritur me rënien e vlerës së euros ndaj frangut, e dëmton Zvicrën si sistem shoqëror, e sqaron SGV motivin e kësaj fushate. Për “sistemin zviceran” duhet kontribuuar dhe jo vetëm përfituar nga ai.
Gjatë vitit 2011 konsumatorët zviceranë kanë blerë jashtë vendit mallra në vlerë prej rreth 5 miliardë frangash, bën të ditur SGV.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












