Shkurt.ch
Zviceranët, më optimistë se kurrë
Tetë nga të anketuarit ose 82 për qind e vlerësojnë të ardhmen e Zvicrës me optimizëm
Në një botë ku mbretëron pasiguria, zviceranët ndjehen çuditërisht më të sigurtë se kurrë. Sot ata e shohin të ardhmen e vendit të tyre madje me ngjyra më të ndritshme se vitin e kaluar. Edhe besimi në autoritetet dhe institucionet e vendit është i lartë, mbi mesataren e viteve tjera, tregon një studim i realizuar nga ETH Zürich, me temën „siguria”.
Tetë nga të anketuarit ose 82 për qind e vlerësojnë të ardhmen e Zvicrës me optimizëm. Vetëm në vitin 2011 ishte shënuar një shkallë pak më e lartë e optimizmit në këtë pikë, siç ka treguar studimi i njëjtë i bërë për atë vit.
Ndërsa perceptimi i përgjithshëm i popullatës për sigurinë mbetet i njëjtë: 89 % thonë se ndjehen „shumë“ ose „megjithatë“ të sigurtë. Më pak të anketuar (-7%) i shohin zhvillimet politike në botë me pesimizëm ndërsa vetëm 9 % presin një shtensionim në nivelin ndërkombëtar.
Shumica e madhe e zviceranëve dëshirojnë edhe më shumë pavarësi për Zvicrën në marrëdhëniet me vendet tjera dhe me bashkësinë ndërkombëtare. 81 për qind të tyre, që është më shumë se viteve të mëparshme, ndajnë mendimin se Zvicra duhet të mbetet sam ë shumë që është e mundur e pavarur ekonomikisht dhe politikisht.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde Industria zvicerane e hoteleve mbetet në rrugën e duhur për një vit rekord. Pas një rritjeje... -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat












