Shkurt.ch
Zviceranët, më pak të rrezikuar se kurrë
Rënie veçanërisht të madhe kanë shënuar frika nga varfëria si pasojë e inflacionit dhe nga mbingarkesa me borxhe
Popullsia e Zvicrës asnjëherë në 25 vitet e fundit nuk është ndjerë më pak e rrezikuar se tash. Një “barometër i frikës” i realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit publik gfs.zürich ka ardhur në këtë përfundim, duke i analizuar 31 indikatorë të ndryshëm. Në 28 nga këta indikatorë zviceranët e anketuar kanë treguar ngritje të ndjenjës së sigurisë subjektive. Rënie veçanërisht të madhe kanë shënuar frika nga varfëria si pasojë e inflacionit dhe nga mbingarkesa me borxhe.
Ndërkaq, sipas këtij studimi zviceranët aktualisht frikësohen më së shumti nga ndotja e ambientit dhe nga ndryshimi i klimës. Në vendin e tretë është frika nga pasojat negative të migracionit. Paralelisht me këtë, zviceranet frikësohen edhe nga sëmundjet.
Por në përgjithësi, frika e të gjitha llojeve ka shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar. Më së shumti rënie ka shënuar shkalla e frikës nga zhvillimet socioekonomike.
Për të realizuar këtë studim janë anketuar njëmijë banorë të të dyja gjinive, nga Zvicra gjermane dhe nga ajo frankofone.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











