Shkurt.ch
Zviceranët ndjehen të sigurt
Zviceranët ndjehen të sigurt në një botë të pasigurt. Sot ata shohin të ardhmen e tyre edhe më të ndritshme se vitin e kaluar. Besimi është i lartë në autoritetet dhe institucionet e vendit
Në këtë konstatim vjen ETH në Cyrih me studimin e radhës të quajtur “Sicherheit”, me të cilin matet për çdo vit pulsi i qytetarëve që nga viti 1991. Tetë nga dhjetë të anketuarit (82%) besojnë në të ardhmen e tyre në Zvicër. Vetëm në vitin 2011 optimizmi ishte më i theksuar, thuhet në studimin e publikuar nga ETH-ja.
Ndjenja e përgjithshme e sigurisë së qytetarëve mbetet e pandryshuar. 89 për qind thonë se ndjehen të sigurt, ose “shumë” të sigurt në Zvicër.
Përveç sigurisë, zviceranët janë përgjigjur edhe nëse dëshirojnë që vendi i tyre t‘i bashkohet BE-së. 81 për qind e të anketuarve, më shumë se kurrë, janë deklaruar se Zvicra duhet të mbetet e pavarur ekonomikisht dhe politikisht. Praktikisht në gjithë Zvicrën (94%) janë deklaruar për këtë neutralitetit.
Mosbesimi i zviceranëve për anëtarësim në BE apo NATO mbetet në kulmin e vitit të kaluar. Për më tepër, vetëm 17 për qind e tyre dëshirojnë të mbajnë një lidhje me BE-në.
Nga ana tjetër, besimi në autoritetet dhe institucionet e vendit mbetet i fortë, pas një rritje të mprehtë të vitit të kaluar. Policia dhe gjykatat kanë rritur besimin në një shkallë prej një deri në dhjetë, me 7.6 dhe 7.1 pikë.
Gjithashtu qëndrimi i qytetarëve ndaj ushtrisë nuk ka ndryshuar. 72 për qind e tyre besojnë në ushtrinë zvicerane, shumë pak prej tyre thonë se nuk është e nevojshme ushtria për vendin.
Studimi “Sicherheit 2013” u realizua nga Akademia Ushtarake dhe Qendra për Studime të Sigurisë në ETH Cyrih. Ajo është e bazuar në një sondazh në fillim të vitit, duke anketuar 1200 respondentë në të gjitha rajonet e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel











