Shkurt.ch
Zviceranët, shtyjnë moshën për tu bërë etër
Në vitin 2012, në 6500 lindje brenda martesave afërsisht 21 për qind të etërve kanë qenë mbi 40 vjeçarë. Në vitin 1992 kjo shkallë ka qenë vetëm 9 për qind
Në vitin 2012 ka pasur afërsisht dyfish më tepër burra që janë bërë etër pas moshës 40 vjeçare në krahasim me njëzet vjet më parë. Gjatë po kësaj kohe, mosha mesatare e grave që kanë lindur fëmijë është rritur nga 29 në 31.5, njofton Enti Federal për Statistikë(BFS). Ndonëse të dhëna përkatëse të sakta për meshkujt mungojnë, BFS konfirmon se një tendencë e plakjes së baballarëve “të rinj” është gjithnjë më evidente.
Sipas këtij trendi, në vitin 2012, në 6500 lindje brenda martesave afërsisht 21 për qind të etërve kanë qenë 40 e më shumë vjeçarë. Në vitin 1992 kjo shkallë ka qenë vetëm 9 për qind. Po ashtu, 1270 fëmijë të porsalindur ose 1.9% nga numri i përgjithshëm në vitin e kaluar kanë pasur për baba një burrë mbi 50 vjeç. Para 20 vitesh ky raport ka qenë 0.7 për qind.
Gjatë vitit 2012 në Zvicër janë regjistruar madje 160 meshkuj që kanë përjetuar gëzimin e bërjes prind në moshën 60 e më shumë vjeçare. Krahasuar me vitin 1992, kur ishin vetëm 41 sish, bëhet fjalë për një katërfishim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











