Jeta në Zvicër
Betoni që do të gjenerojë energjinë diellore
Zviceranët zbulojnë një çati prej betoni që do të gjenerojë dhe do të ruajë energjinë diellore
Një ekip hulumtuesish nga Zvicra po punon për një koncept interesant të çatisë nga një beton ultra i hollë, i formuar posaçërisht që mund ta transformojë rrezet diellore në energji elektrike. Kjo është një lloj mrekullie në projektim, veçanërisht për shkak të faktit se përdoret material, i cili nuk mund të vihet në kontekstin e teknologjive diellore, transmeton albinfo.ch.
Prototipi i kësaj ndërtese të pazakontë tashmë është zhvilluar nga hulumtuesit e ETH Zurich, një nga universitetet më prestigjioze zvicerane. Ideja e këtij projekti kishte për qëllim krijimin e një ndërtimi të aftë për të prodhuar energji, shumë më shpejt se sa pritej.
Ndërtimi është aktualisht pjesë e një zone më të madhe – ndërtesa apartamentesh HiLo, ndërtimi i të cilave është planifikuar për vitin e ardhshëm. Nga ana e saj, HiLo është pjesë e projektit të “Evolucionit të ardhshëm” në projektet e ndërtimit të qëndrueshëm, që përfshin ndërtimin e laboratorëve federalë zviceranë për shkencë dhe teknologji të materialeve.
Ekipi i ETH udhëhiqet nga profesori i Arkitekturës dhe Dizajnit, Philippe Block, i cili është i bindur se materialet jotradicionale mund të përdoren në krijimin e koncepteve të qëndrueshme të energjisë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












