Shkurt.ch
Zviceranët zvogëlojnë konsumimin e mishit
Ata kanë konsumuar gjatë vitit 2012 51.72 kilogramë mish ndërsa në vitin paraprak mesatarja ishte 53.7 kg
Të gjithë zviceranët marrë mesatarisht, (në llogaritjen e mesatares përfshihen edhe foshnjat dhe vegjetarianët!) kanë konsumuar gjatë vitit 2012 nga 51.72 kilogramë mish. Në vitin paraprak mesatarja ishte 53.7 kg, ka bërë të ditur të enjten federata zvicerane prodhuesve të mishit (SFF).
Por statistikat flasin për një konsum të përgjithshëm prej 421.018 tonelata mishi, që është për 3.5 për qind më shumë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit.
Ndërsa shkaktarë për rënien e konsumimit të të gjitha llojeve të mishit, përfshirë edhe peshkun, gjatë vitit të kaluar, sipas SFF është praktika e blerjes jashtë vendit. Pjesërisht në këtë zvogëlim ka ndikuar edhe gjendja ekonomike. Kjo tregohet ehde nga statistika sipas të cilës konsumimi i mishit në restorante ka rënë për 5 për qind ndërkohë që nëpër familje ka shënuar një ngritje prej 1 për qind.
Sikurse edhe më parë, zviceranët edhe gjatë vitit 2012 më së shumti kanë konsumuar mish derri, gjegjësisht 23.54 kilogramë për person. Në radhë jen mishi i pulës (11.31 kg) dhe ai i gjedheve (11.06 kg.)
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër













