Lajme
Zvicerani Klossner, arbitri i ndeshjes Kosova-Haiti
FIFA ia ka besuar zviceranit Stephan Klossner, ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e parë historike që kombëtarja kosovare e luan kundër reprezentacionit të Haitit
Asociacioni i Federatave Botërore të Futbollit (FIFA) i ka besuar arbitrit zviceran Stephan Klossner, ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e parë historike që kombëtarja kosovare e luan kundër reprezentacionit të Haitit, me 5 mars në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Edhe arbritrat asistentë po ashtu do të jenë nga Zvicra. sipas FIFA-s, arbitrin Stephan Klossner do ta ndihmojnë zviceranët tjer: Vital Jobin, Stephane A. Rodrigues Almedida dhe Fedayi San.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për këtë ndeshje e ka ftuar edhe presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, por ky i fundit ka thënë se nuk do të mund të vij në Kosovës, por vendin e tij e zë i deleguari i tij, Walter Gagg, drejtor i FIFA-s dhe këshilltar i posaçëm i Blatter-it.
Po ashtu në ndeshje, siç raporton FFK, do të jetë i pranishëm edhe drejtori për siguri i FIFA-s, Wilhelmus Van Rhee.
Ndryshe, 32 vjeçari Klossner është doktor i Biologjisë, i cili nga viti 2010 është arbitër futbolli në Ligën e Parë të Zvicrës, kurse nga viti 2012 mban emblemën e FIFA-së. Edhe asistentët e Klosner po ashtu janë nga Liga e Zvicrës të dëshmuar për referim cilësor.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












